Janë zhvilluar të shtunën ndeshjet e dkitës së dytë të Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj e femra, takime që po zhvillohet në 4 qytete të ndryshme. Ekipet janë të ndara në dy grupe, ky të parat e secilit grup do të avancojnë në fazën gjysmëfinale.
Te meshkujt, në Grupin A, Partizani debuton me fitore. Të kuqtë mundën 3-0 Erzenin, ndeshje e luajtur në Shkodër, ndërsa Vllaznia vendase ishte pushim. Në Grupin B, Studenti udhëheq me pikë të plota pas fitores 3-0 ndaj Elbasanit, ndërsa Tirana mposhti 3-2 me përmbysje ndaj Skënderbeut.
Te femrat, në Grupin A, Skënderbeu fitoi 3-0 ndaj Pogradecit në derbin juglindor dhe kryeson e vetme renditjen, duke avancuar në gjysmëfinale. Fitoren e parë korri Partizani, që mundi 3-0 Lushnjën. Në Grupin B, Tirana mundi 3-0 Dinamon në derbin kryeqytetas, ndërsa Teuta mundi 3-0 Vllazninë.
Grupi A-Meshkuj (Shkodër)
Dita e dytë
Partizani – Erzeni, 3-0 (24-22, 25-21, 25-12)
Vllaznia (pushim)
Renditja: Partizani 3 pikë, Erzeni 3 pikë, Vllaznia 0 pikë.
Grupi B-Meshkuj (Elbasan)
Dita e parë
Elbasani – Studenti, 0-3 (13-25, 18-25, 20-25)
Tirana – Skënderbeu 3-2 (25-19, 22-25, 12-25, 26-24, 17-15)
Renditja: Studenti 6 pikë, Tirana 5 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Elbasani 0 pikë,
Grupi A-Femra (Pogradec)
Dita e dytë
Lushnja – Partizani, 0-3 (14-25, 8-25, 17-25)
Pogradeci – Skënderbeu, 0-3 (23-25, 21-25, 21-25)
Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Pogradeci 3 pikë, Partizani 3 pikë, Lushnja 0 pikë.
Grupi B-Femra (Durrës)
Dita e dytë
Vllaznia – Teuta, 0-3 (16-29, 19-25, 16-25)
Tirana – Dinamo, 3-0 (25-16, 25-17, 25-12)
Renditja: Tirana 6 pikë, Dinamo 3 pikë, Teuta 3 pikë, Vllaznia 0 pikë.
The post Volejboll/ Kupa e Federatës: Përcaktohen skuadrat e para gjysmëfinaliste për meshkuj e femra appeared first on Telesport.
