Janë mbyllur të dielën takimet e fazës së grupeve të Kupës së Federatës në vdolejboll për meshkuj e femra (takimet u zhvilluan në 4 qytete). Ky është turneu që ngriti siparin e eventeve të sezonit sportiv 2026-2027. Në përfundim të tri ditëve ndeshje, dy ekipet e para të secilit grup janë kualifikuar për në gjysmëfinale.
Te femrat, në Grupin A, kanë avancuar më tej Skënderbeu dhe Pogradeci. Të dyja këto skuadrat fituan 3-1 në takimet e ditës së fundit. Skuadra korcare mposhti Lushnjën e vendit të fundit, ndërsa kampionet liqenore mposhtën me vështirësi Partizanin, dy ekipe që luftonin për vendin e dytë.
Në takimet e Grupit B, një biletë për në fazën gjysmëfinale siguruan Tirana dhe Dinamo. Dy ekipet kryeqytetase fituan në sfidat e ditës së tretë. Bardheblutë mposhtën pa probleme 3-0 Teutën, ndërsa dinamovitet fituan po 3-0 ndaj Vllaznisë, duke siguruar vendin e dytë në grup.
Te meshkujt, në Grupin A, Partizani mundi 3-2 Vllazninë dhe siguroi vendin e parë, ndjekur nga Erzeni, që ishte pushim. Në Grupin B, surprizon Studenti, që mundi 3-0 Tiranën në derbi dhe e mbylli në vendin e parë, duke lënë pas bardheblutë. Fitore për statistikë ajo e Skënderbeut 3-0 ndaj Elbasanit, të dyja të eliminuara.
Grupi A-Meshkuj (Shkodër)
Dita e tretë
Partizani – Vllaznia, 3-2 (25-22, 23-25, 25-17, 21-25, 15-13)
Erzeni (pushim)
Renditja: Partizani 5 pikë, Erzeni 3 pikë, Vllaznia 1 pikë.
Grupi B-Meshkuj (Elbasan)
Dita e tretë
Skënderbeu – Elbasani, 3-0 (25-15, 25-13, 25-19)
Studenti – Tirana, 3-0 (25-22, 25-17, 25-17)
Renditja: Studenti 9 pikë, Tirana 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Elbasani 0 pikë,
Grupi A-Femra (Pogradec)
Dita e tretë
Skënderbeu – Lushnja, 3-1 (25-17, 25-9, 23-25, 25-13)
Partizani – Pogradeci, 1-3 (20-25, 26-24, 17-25, 21-25)
Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Pogradeci 6 pikë, Partizani 3 pikë, Lushnja 0 pikë.
Grupi B-Femra (Durrës)
Dita e tretë
Dinamo – Vllaznia, 3-0 (25-12, 25-16, 25-14)
Teuta – Tirana, 0-3 (20-25, 15-25, 15-25)
Renditja: Tirana 9 pikë, Dinamo 6 pikë, Teuta 3 pikë, Vllaznia 0 pikë.
The post Volejboll/ Mbyllet faza e grupeve, përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Federatës appeared first on Telesport.
