Piloti italian Kimi Antonelli është lider i kampionatit botëror për pilotë në Formula 1 deri në mesin e sezonit, por as ai dhe as Mercedes nuk mund të flenë të qetë. Ferrari dhe McLaren janë afruar, duke marrë tre fitore në 5 garat e fundit.
Drejtuesit e makinës gjermane i kanë lënë pilotët e saj të duelojnë për fitoren, por duhet të shmangin gabimin e Barcelonës, kur dueli midis Antonelli dhe George Russell ndihmoi Lewis Hamilton të triumfojë.
Ndërkohë që, problemi tjetër ka qenë besueshmëria. Ky mbetet prioritet për pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që Mercedes të maksimizojnë grumbullimin e përgjithshëm të pikëve me të dy pilotët.
Shefi i Mercedes, Toto Wolff, duke folur për mediat, sqaroi: “Mund t’i kishim fituar të 10 garat, por nuk ndodhi për shkak të problemeve të besueshmërisë dhe mënyrës se si i menaxhuam dy garat e pilotëve tanë”.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne janë ato 100 pikë që i lamë në tavolinë. Ndihet si një mundësi e humbur. Nëse do të kishim sukses, do të gjendeshim në një pozicion më të fortë në kampionat. Ky duhet të jetë qëllimi pas pushimeve të verës“, tha Wolff.
The post Wolff ngre alarmin te Mercedes: Kemi humbur 100 pikë, duhet t’i kishim fituar të gjitha garat appeared first on Telesport.
