Federata e Futbollit të Zvicrës ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku ndër të tjera do të përballet edhe me Kosovën.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet më 5 shtator, nga ora 20:45, në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel.
Në listën e përzgjedhur nga trajneri Murat Yakin figurojnë emra të njohur si Granit Xhaka, Denis Zakaria, Breel Embolo, Manuel Akanji dhe Ricardo Rodriguez. Përveç tyre, janë ftuar edhe talentë si Ardon Jashari, Fabian Rieder e Dan Ndoye.
Lista e plotë përfshin: Gregor Kobel, Marvin Keller, Yvon Mvogo, Manuel Akanji, Aurèle Amenda, Nico Elvedi, Miro Muheim, Ricardo Rodriguez, Isaac Schmidt, Silvan Ëidmer, Michel Aebischer, Breel Embolo, Remo Freuler, Cedric Itten, Ardon Jashari, Johan Manzambi, Joël Monteiro, Dan Ndoye, Fabian Rieder, Vincent Sierro, Simon Sohm, Ruben Vargas, Granit Xhaka dhe Denis Zakaria.
Ky pritet të jetë një duel i veçantë, pasi shumë lojtarë me prejardhje kosovare do të përballen përballë vendit të tyre të origjinës.
The post Xhaka e Jashari në listën e Zvicrës për sfidën me Kosovën appeared first on Alsat.
