Ka nisur vetëm para pak minutash në Londër, ceremonia e “Topit të Artë” 2026. Ceremonia nisi me 45 minuta vonesë, për shkak të rreshjeve intensive në Londër dhe vonesave që ato sjellin zakonisht.

Sigurisht që në një ceremoni si kjo marrin pjesë shumë personazhe dhe ikona të futbollit, por bie në sy mungesa e Lionel Messit, i cili edhe pse gjendet në listën finale, me 10 lojtarët e fundit, ka vendosur të mos jetë i pranishëm në sallë.

Arsyeja e vërtetë e mungesës së Messit lidhet me faktin që argjentinasi ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të dytë të “Messi Cup” – një turne për lojtarë nën moshën 16 vjeç, të cilin ai e organizon përmes kompanisë së tij “525 Rosario”.

Gjashtëmbëdhjetë ekipe marrin pjesë në edicionin e dytë të “Messi Cup”, mes të cilave Barcelona, ​​Chelsea, Manchester City, River Plate, Boca Juniors, Neëell’s Old Boys dhe Inter Miami. Turneu zgjat një javë dhe përfshin gjithsej 48 ndeshje.

Po ashtu, Messin e pret të mërkurën një ndeshje në ligën amerikane kundër Cincinnati-t, ndaj një udhëtim i shpejtë drejt Londrës dhe kthimi mbrapsht do të ishin një barrë shtesë për të.

The post Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Messi mungon në ceremoninë e “Topit të Artë” (video) appeared first on Telesport.