Piotr Zielinski, mesfushori i Interit, ishte një nga protagonistët e triumfit në Kupën e Italisë ndaj Lazios në “Olimpico”, duke luajtur si titullar. Pas ndeshjes, polaku foli për kanalet zyrtare të klubit zikaltër: “Ata që më njohin nuk mendojnë se kam qenë zbulim. Jam i lumtur që arrita të tregoj vlerën time të vërtetë.

Ndihem shumë mirë dhe jam jashtëzakonisht i lumtur për atë që kemi arritur. Të fitosh dopietën sezonale është diçka e mrekullueshme. Falënderoj shokët e skuadrës, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur. Kemi një grup të bashkuar dhe fantastik, shpresojmë të fitojmë ende së bashku”.

Më pas Zielinski tregoi faktorët që sollën suksesin: “Gjithçka nisi nga trajneri dhe stafi i tij, njerëz të shkëlqyer. Pastaj stafi mjekësor, ne lojtarët që japim maksimumin në fushë dhe tifozët tanë që na kanë mbështetur kudo. Kjo është një fitore e gjithë Interit”.

Në fund, ai ia dedikoi triumfin familjes: “Sigurisht, bashkëshortes dhe fëmijëve të mi, që sot nuk mund të ishin me mua. Do ta festojmë të dielën, kur të festojmë edhe fitimin e titullit”.

The post Zielinski: Ata që më njohin nuk habiten, dopieta është diçka e mrekullueshme appeared first on Telesport.