Dino Zoff foli për momentin e vështirë të futbollit italian në një intervistë për “La Stampa”, pas dështimeve të kombëtares axurre, rezultateve negative të klubeve në Europë dhe polemikave të fundit mbi arbitrimin.

“Duhet ndalur kjo klimë toksike, ku ka vetëm polemika dhe tension. Kështu nuk mund të vazhdohet”, – deklaroi ish-kampioni i botës.

Për drejtimin e federatës italiane, Zoff theksoi: “Nevojiten njerëz sporti. Politika është shumë aktive, por sporti është politikë me ‘P’ të madhe, sepse përmirëson njeriun fizikisht dhe moralisht”.

Ai komentoi edhe mundësinë që figura si Paolo Maldini apo Alessandro Del Piero të kenë role drejtuese: “Janë persona inteligjentë dhe të aftë, mund të bëjnë mirë, por gjithçka varet nga konteksti”.

Sa i përket trajnerit të ri të Italisë, Zoff u shpreh qartë: “Lexoj për Antonio Conte ose Massimiliano Allegri, njerëz që kanë fituar dhe dinë si bëhet kjo punë”.

 

The post Zoff “sponsorizon” dy emra për trajner të Italisë: Kanë fituar dhe dinë si bëhet kjo punë appeared first on Telesport.