Më në fund është zyrtare. Conor McGregor do të rikthehet në kafaz pas një ndërprerjeje pesëvjeçare. Ai do të përballet me ish-kampionin e botës të UFC-së dhe ish-kampionin e BMF-së, Max Holloway.
Dy ikonat e arteve marciale mikse do të duelojnë në eventin UFC-329, më 11 korrik, në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, Nevada. Lajmin e zyrtarizoi sot vetë presidenti i UFC-së, Dana White.
Kështu, pas shumë thashethemeve të muajve të fundit, Dana White, konfirmoi zyrtarisht datën e rikthimit të irlandezit, gjatë eventit UFC Vegas 117 zhvilluar dje. Një rikthim që të gjithë e prisnin, me McGregor që pritet të dhurojë sërish spektakël në kafaz
McGregor (22 fitore e 6 humbje) ka qenë kampion i dyfishtë bote në artet marciale mikse (pesha e lightweight-71kg dhe “featherweight”-66kg). Ndërsa Holloway 27 fitore e 9 humbje) ka qenë kampion në peshën “featherweight”.
Jo vetëm kaq, por ata të dy njihen mirë, pasi janë përballur një herë mes tyre, 13 vite më parë, kur nuk ishin kampionë (gusht 2013). Asokohe, McGregor pat fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel me 3 raunde.
The post Zyrtare! Conor McGregor rikthehet në kafaz, sfidë me ish-kampionin e botës në UFC-329 appeared first on Telesport.
