Ps disa javësh spekulime, tashmë gjithçka është zyrtare. Boksieri gjerman Agit Kabayel do të mbrojë titullin kampion bote të peshën e rëndë, kategoria WBC, ndaj shqiptarit Nelson Hysa. Dueli do të zhvillohet më 28 nëntor në Dylsedorf të Gjermanisë.
Boksieri shqiptar Nelson Hysa (25 fitore e asnjë humbje) në një mesazh në rrjetet sociale tha: “Dua të falënderoj të gjithë fansat e tifozët e mi, për mbështetjen tuaj përgjatë gjithë karrierës time”.
Dueli do të zhvillohet më 28 nëntor dhe ta kthejmë këtë duel në një festë, ashtu siç e kemi, festë kombëtare. Me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën tuaj shpresoj të marrim një fitore të madhe dhe t’i kthejmë Shqipërisë titullin që i mungon”, shtoi Hysa.
Në fund, ai ka edhe një mesazh për rivalin e tij gjerman Agit Kabayel, gjithashtu i pamposhtur (27 fitore, asnjë humbje). “Bëhuni gati, pasi stadiumi do të jetë i mbushur më shumë me shqiptare se sa gjermanë e kurdë bashkë. Këtë jua premtoj. Shihemi më 28 nëntor”.

The post Zyrtarizohet sfida e titullit ndaj Kabayel, reagon Nelson Hysa: T’i japim Shqipërisë titullin që i mungon appeared first on Telesport.
