Periudha e vështirë për Chelsea ka vijuar edhe këtë fillimvit në Premier League. “Blutë” e Londrës barazuan 1-1 ndaj Crystal Palace dhe tashmë një vend në Champions League nuk është më i sigurtë.

Trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se problemi i ekipit të tij është mungesa e saktësisë para porte. “Në futboll, duhet të jesh cinik para porte, përndryshe, loja mbetet e hapur, veçanërisht në një stadium të vështirë si ky

”.

Kjo fazë e vështirë sezonit i ndodh çdo skuadre. Ndonjëherë nuk mund të fitosh ndeshje për arsye të ndryshme. Ndaj Palace nuk u treguam të saktë në zonën kundërshtare dhe e pësuam. Nëse do të kishim shënuar një gol të dytë, ndeshja do të kishte përfunduar”, shtoi Maresca.

The post Maresca gjen “fajtorin” e zhgënjimeve të fundit të Chelsea: Ja çfarë i mungon ekipit për të fituar appeared first on Telesport.