Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, ka vlerësuar formën e shokut të skuadrës Ryan Gravenberch. Këtë sezon, mesfushori 22-vjeçar holandez ka qenë në fushë në të 22 ndeshjet e luajtura në Premier League (30 në total).

Gravenberch është bërë një figurë kyçe nën drejtimin e trajnerit Arne Slot. “Vitin e kaluar ai nuk luajti aq shumë, por ne të gjithë e pamë cilësinë e tij dhe ishte thelbësore të mbante kokën ulur dhe të punonte”, tha Van Dijk.

Këtë vit ai ka besimin e trajnerit dhe të gjithë skuadrës. Ai mund të tregojë cilësinë e tij në fushë çdo javë. Jam shumë i impresionuar me lojën e tij dhe më pëlqen si njeri jo vetëm në fushë por edhe jashtë fushës”, shtoi kapiteni i “reds”.

Ai është ende një djalë i ri, por po rritet. Mënyra se si i qaset një ndeshje, brenda dhe jashtë fushës, është shumë e rëndësishme për të qenë një lojtar i klasit botëror dhe ai është një lojtar i tillë”, shtoi van Dijk për patriotin e tij.

Konsistenca që ai po tregon e vërteton këtë dhe ai mund të përmirësohet ende. Ai mëson nga momentet e vështira në fushë dhe këtë sezon ka qenë pothuajse pa të meta. Unë jam krenar për të. Ai është jetik për ne”, tha Van Dijk.

The post Van Dijk: Ai është lojtar i klasit botëror, prania e tij në fushë është jetike për ne appeared first on Telesport.