Pas pak në “Signal Iduna Park” do të luhet ndeshja e kthimit mes Dortmundit dhe Barcelonës, ku sot do përcaktohet ekipi që do të shkojë në gjysmëfinale, i cili do të ndeshet me fituesin e çiftit Bayern-Inter.

Mesfushori i Dortmundit, Felix Nmecha, në një intervistë pak para ndeshjes shprehet se sonte i pret një sfidë e vështirë, por jo e pamunduur për të realizuar përmbysjen e madhe. Që kjo gjë të ndodhë, verdhezinjtë duhet të hynë me besim të plotë në fushë dhe të luajnë një ndeshje perfekte.

“E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por nuk duhet humbur besimi. Nëse luajmë një ndeshje perfekte dhe nëse kemi besim të plot, gjithçka mund të ndodhë”, tha Nmecha. Kujtojmë që Barcelona vjen me një super avantazh në këtë ndeshje kthimi, pasi ka fituar 4-0 një javë më parë.

The post Ylli i Dortmundit tregon “sekretin” për të eleminuar sonte Barcelonën appeared first on Telesport.