Një djalë 19 vjeç nga Miravci këtë mëngjes rreth orës 4 ka humbur jetë në rrugën rajonale mes fshatit Miravci dhe Davidovo, kumtuan nga SPB Strumicë. Aksidenti ka ndodhur kur djali i cili ka vozitur makinën BMW me targa të Gjevgjelisë ka dalë nga rruga, pas çka ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes. Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi i Sektorit për punë të brendshme Gjevgjeli, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në obduksion.
