Kërkimi ende vazhdon për trupin e fëmijës 16-vjeçar që pasditen e sotme u zhduk në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit Ulanec, Komuna e Gradsko, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar:
•Njësitet Speciale të MPB-së me varkë dhe ekip zhytësish,
•Forcat Speciale dhe pjesëtarë të Armatës,
•Njësia speciale për kërkim në ujëra “Ujqërit”,
•Si dhe ekipe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH)
