Taravari mbështet Bajram Rexhepin: Do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët

Bajram Rexhepi është pa asnjë dyshim një njeri që do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët”, kështu ka shkruar në postimin e tij të fundit në facebook kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.

Ai ka postuar një foto në një kafene në Tetovë afër Bajram Rexhepit, kandidatit për kryetar të Tetovës nga AKI. Taravari shkruan se ka shumë lidhje familjare me Rexhepin duke u shprehur i sigurt se do të dalë fitimtar.

”Gjysma e familjes time është nga ky qytet dhe si nip Tetove jam i lumtur të mbështes Bajramin si KRYETAR që në tetor do të jetë FITIMTAR”, shkruan Arben Taravari