Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut- ODIHR hapi misionin vëzhgues për zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut. Misioni udhëhiqet nga ambasadori dhe përbëhet nga 13 ekspertë ndërkombëtarë me seli në Shkup. 24 vëzhgues afatgjatë do te vendosen në të gjithë vendin nga 11 Shtatori. ODIHR ka kërkuar gjithashtu 250 vëzhgues afatshkurtër që të mbërrijnë pak para ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit do të ndjekin regjistrimin e votuesve, regjistrimin e kandidatëve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe organeve përkatëse shtetërore, zbatimin e kornizës ligjore, financimin politik dhe të fushatës si dhe mosmarrëveshjet eventuale zgjedhore. Gjithashtu do të vlerësojnë zbatimin e rekomandimeve.
The post RMV: Zgjedhjet ODIHR hap misionin vëzhgues appeared first on Alsat.
