Arda Güler nuk është i vetmi lojtar madrilen që ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se klubi londinez ka shprehur interes për talentin tjetër të Los Blancos, Victor Valdepeñas.
18-vjeçari luan rregullisht te Castilla dhe po ndiqet me vëmendje prej disa muajsh nga Mikel Arteta.
“Është një lojtar që Arsenali e ka monitoruar prej disa muajsh. Ai është lojtar i Real Madridit. Quhet Victor Valdepenas, i njohur gjithashtu si Valde. Luan si qendërmbrojtës, Arsenali e pëlqen”, raporton Romano.
The post Fabrizio Romano: Arteta ka zbuluar një talent tek akademia e Real Madridit appeared first on Telesport.