Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Centcom) ka njoftuar se ka ndaluar një anije iraniane të mallrave që kishte tentuar të mos e respektonte bllokadën e të gjitha porteve iraniane. SHBA-ja ka vendosur një bllokadë për hyrje dhe dalje të anijeve nga portet iraniane, raporton BBC. 

Centcom tha se anija u ndalua të martën pasi ishte nisur nga qyteti bregdetar iranian Bandar Abbas dhe po dilte nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit. 

Tha se shkatërruesi USS Spruance me sukses e ka kthyer anijen e mallrave për në Iran.
Centcom ka shtuar se dhjetë anije janë kthyer në Iran dhe asnjëra nuk e ka shkelur bllokadën që ka hyrë në fuqi të hënën.