Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të fundit për javën e 33-të në Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena”, verdheblutë po kryesojnë 2-0 ndaj Vllaznisë. Rezultati u zhbllokua falë golit të Blaise Tsague në minutën e 22-të, pas pasimit në zonë të Xhonathan Lajthisë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes shkodrane.

Në minutën e 39-të, Lajthia shënoi me kokë golin e dytë për Elbasnain, pas një krosimi perfekt të Bledar Lila.

Në Vlorë, pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Dinamos është mbyllur në barazim 1-1. Mustapha Koma kaloi në avantazh “Blutë” që në minutën e 5-të, pas një asisti të Lorenco Vilës. Megjithatë kundërpërgjigjja e vlonjatëve nuk mungoi dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 18-të nga Erald Maksuti, i cili shënoi me kokë.

The post 45′ e para: Elbasani spektakël ndaj Vllaznisë, “paqe” në Vlorë mes Flamurtarit dhe Dinamos appeared first on Telesport.