Galatasaray-it i duhet vetëm një fitore në dy ndeshjet e fundit për të fituar titullin e katërt kampion radhazi në Superligën turke. Dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin nga Stambolli këtë sezon ka qenë padyshim Victor Osimhen me 13 gola të shënuar në kampionat dhe 20 gola në të gjitha kompeticionet.
Forma e mirë e nigerianit ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Man. United, Chelsea etj. Duke parë këtë situatë, Galatasaray ka vendosur çmimin 150 milionë euro për të hequr dorë nga sulmuesi nigerian gjatë kësaj vere, sipas të përditshmes spanjolle AS.
Kujtojmë se Galatasaray pagoi 75 milionë euro te Napoli për sulmuesin nigerian, ndërsa tani kërkon dyfishin e këtij çmimi.
The post E duan shumë klube të mëdha, Galatasaray vendos çmimin e Osimhen. Një shifër që të lë pa fjalë… appeared first on Telesport.
