Johnny Cardoso pësoi një ndrydhje serioze të kyçit të këmbës gjatë seancës stërvitore të Atletico Madrid pas ndeshjes së kthimit në Champions League, ndaj Arsenal.
Mesfushori u detyrua të ndërpresë seancën stërvitore dhe të largohet nga fusha, duke treguar zhgënjim dhe shqetësim. Pasi iu nënshtrua testeve mjekësore, thuhet se dëmtimi është shkaktuar nga një goditje e fortë gjatë ndeshjes.
Ky problem i ri fizik e ndërlikon më tej sezonin e numrit 5, i cili tashmë është prekur nga disa pushime të gjata për shkak dëmtimi, të cilat kanë kufizuar qëndrueshmërinë dhe performancën e tij.
Situata është shqetësuese dhe ka gjasa që sezoni me fanellën “colchoneros” të jetë i mbyllur. Problem është prania e tij në kombëtaren amerikane, pasi është një lojtar kyç në ekipin e tij kombëtar.
Mediat spanjolle konfirmojnë se prania e tij në Kupën e Botës tani mund të varet nga koha e tij e rikuperimit pas kësaj pushimi të ri.
The post Eliminimi nga Champions lë pasoja tek Atletico, mbojtësi dëmtohet e mbyll sezonin, rrezikon Botërorin appeared first on Telesport.
