Niklas Süle ka treguar një episod të pazakontë nga karriera e tij te Bayern Munich, duke folur me sinqeritet rreth mënyrave ekstreme që përdorte për të kontrolluar peshën. Mbrojtësi gjerman, 30 vjeç, në podcastin “Spielmacher”, rrëfeu se ditët para peshimeve ishin shumë të rënda: “Për vite te Bayerni, të enjten kishim peshimin dhe të mërkurën nuk haja asgjë. Asgjë, gjithmonë agjëroja”.
Ai shtoi se në shtëpi përdorte edhe sauna me xhaketë kundër ujit: “E bëja për të humbur peshë në një ditë. Të nesërmen peshoja 2.5 kilogramë më pak”. Süle tregoi edhe momente ekstreme fizike: “Pas saunës merrja frymë nga dritarja për 10 minuta, sepse mendoja se do të humbisja ndjenjat”.
Ai kujtoi edhe një episod me Jupp Heynckes, i cili i kishte thënë pas një ndeshjeje: “Shih, tani luajte shumë më mirë”, edhe pse pesha e tij kishte mbetur e njëjtë. Mbrojtësi pritet ta mbyllë karrierën pas një periudhe me 5 Bundesligave dhe një Champions League me Bayernin, 49 ndeshje me Gjermaninë dhe rreth 400 paraqitje zyrtare. “E di çfarë mund të kisha bërë më mirë, por edhe sa gjëra i kam bërë mirë”, – përfundoi ai.
The post Süle tregon momentet ekstreme fizike te Bayerni: Kam humbur 2.5 kg në një ditë… appeared first on Telesport.
