Prania e Georgina Rodríguez në “Met Gala 2026” ishte një nga momentet më të vëzhguara të mbrëmjes në Nju Jork. Në një edicion me temën “Fashion is Art”, partnerja e Cristiano Ronaldos interpretoi kodin e veshjes përmes një qasjeje personale, ku ndërthuren estetika dhe spiritualiteti.

Ajo tërhoqi vëmendje sidomos me një rruzare të personalizuar me vlerë 7 milionë euro. E realizuar në ar 18 karatësh, ajo përmban 5 perla natyrale dhe 64 diamante. Në qendër ndodhet “Zonja e Fatimës”, ndërsa në pjesën e pasme janë gdhendur emrat e familjarëve. Objekti përshkruhet si bizhuteri dhe relike me domethënie personale.

Fustani, i dizajnuar nga Ludovic de Saint Sernin, është frymëzuar nga devocioni fetar dhe “Zonja e Fatimës”. Ai ka siluetë korseje dhe ngjyrë blu të hapur me referenca mariane. Brenda tij janë qëndisur dy fraza në spanjisht: “Donde ella está, el alma encuentra refugio” dhe “Y líbranos del mal, amén” (atje ku është ajo, shpirti gjen strehë” dhe “na çliro nga e keqja, amin”.

Pamjen e plotë e kompletojnë sandalet Le Silla, bizhuteri Chopard dhe një vello artistike, duke krijuar imazh mes sakralitetit dhe modës së lartë.






The post Georgina Rodríguez i mahnit të gjithë me rruzarin ekskluziv 7 milionë eurosh në “Met Gala” appeared first on Telesport.
