Edhe pse e ndoqi El Clasico-n e mbrëmshme nga tribuna për shkak dëmtimi, Lamine Yamal ia del sërish të jetë në qendër të vëmendjes dhe për këtë mjafton një postim në rrjetet sociale.
Sulmuesi i Barcelonës i ka kthyer “reston” Jude Bellingham-it, pas asaj që anglezi postoi në muajin tetor kur Real Madrid fitonte 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni në La Liga.
“Fjalët janë të kota. Gjithmonë Real Madrid”, shkruante Bellingham në tetor pas fitores 2-1 në “Santiago Bernabeu”. Lamine Yamal ka postuar në rrjetet sociale një moment të tijin gjatë festimit të golit të dytë të shënuar nga Ferran Torres me mbishkrimin “Fjalët janë të kota” dhe duke e shoqëruar me emojin e të qeshurit.

The post Lamine Yamal i kthen “reston” Bellingham-it dhe tallet keq me të pas fitores së fundit në El Clasico (foto) appeared first on Telesport.
