Barcelona luan sonte ndaj Betis ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon në La Liga. Pjesa e parë në “Camp Nou” është mbyllur 1-0 në favorin e katalanasve.

Ishte braziliani Raphinha i cili realizoi një gol shumë të bukur me një goditje direkte dënimi në minutën e 28-të. Ky ishte goli i 73-të për Raphinha-n me fanellën e Barcelonës, pa harruar këtu edhe 59 asiste në 178 ndeshje gjithsej.

Pjesa tjetër e pjesës së parë nuk kishte ndonjë rrezik konkret. Barcelona e mbyll në avantazh 1-0.

SHIKOGOLIN

The post Vendos supergoli i Raphinha, Barcelona e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Betis (video) appeared first on Telesport.