Një lajm tronditës ka vërshuar sot rrjetet sociale. Djaloshi 13 vjeçar Agan Asani nga Çerkezi i Kumanovës ka ndruar jetë.

Lajmin e ke bere te ditur, trajneri i tij z.Ismet Zeqriri. Ky është postimi i tij i plotë:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani.
Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, të afërmve dhe miqve.