Publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë shfaqjen “Terapia” më 29 dhe 30 maj, në një rishfaqje që sjell sërish atmosferën intensive dramatike dhe dialogun emocional që e karakterizon këtë vepër. Vepra do të shfaqet në Sallën e fakultetit të Arteve-Tetovë, me fillim nga ora 20:00.
Në role interpretojnë Linda Shabani dhe Abdulla Osmani, të cilët ndërtojnë një përballje skenike të ndjerë dhe dinamike.
“Terapia” trajton raportet njerëzore, plagët e heshtura dhe përplasjet psikologjike, duke e ftuar publikun drejt reflektimit mbi komunikimin, vetminë dhe të vërtetat që shpesh mbeten të pathëna.
Shfaqja pritet të rikthejë interesimin e publikut dhe të ofrojë një përvojë teatrore intensive e bashkëkohore.
