Christian Eriksen frikëson sërish, pas kolapsit që pësoi në miqësoren mes Danimarkës dhe Ukrainës. Në një moment në pjesën e dytë, Eriksen preku gjoksin dhe u shtri pa ndjenja në fushë. SHIKOMOMENTIN

Lojtarët ukrainas dhe danezë u mblodhën së bashku pasi Christian Eriksen doli nga fusha e lojës, pas ndërhyrjes direkte të stafit mjekësor. Pak më parë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Danimarka, ku mjeku i kombëtares daneze konfirmon se Eriksen është i vetëdijshëm.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi, do të kryehen nesër testet e nevojshme mjekësore. Ndoshta është ende herët për ta thënë, por kjo mund të rezultojë ndeshja e fundit për karrierën e Eriksen, i cili edhe pak vite më parë pësoi një gjë të ngjashme.

“Christian Eriksen është mirë dhe doli vetë nga fusha. Sipas mendimit tim, stimuluesi kardiak reagoi siç duhej. Ai ishte për një kohë të shkurtër pa ndjenja, por e rifitoi vetëdijen shumë shpejt dhe ne u lidhëm shpejt me të. Ai tani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme në spital për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dhe me mjekët në spital. Por Christian është mirë dhe më kërkoi t’u dërgoja përshëndetjet e tij të gjithëve”, tha Morten Boesen, mjeku i ekipit të Danimarkës.

The post Eriksen është mirë, në dyshim nëse do të luajë sërish. Vjen reagimi zyrtar nga Danimarka (video) appeared first on Telesport.