Barcelona është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe katalanasit duket se e kanë gjetur zgjidhjen te Man. City. Mundo Deportivo zbulon se Barcelona interesohet për Vitor Reis, i cili ka luajtur vetëm 4 ndeshje me ekipin e parë të Man. City, para se të transferohej te Girona.
Braziliani konsiderohet si një qendërmbrojtës modern dhe ka të gjithë cilësitë që e bëjnë atë një profil të pëlqyer për Hansi Flick. Vitor Reis u transferua në janar të vitit 2025 nga Palmeiras për 37 milionë euro, më pas u huazua te Girona, ku ishte një titullar i padiskutueshëm.
Për shkak të moshës së tij të re, 20 vjeç dhe më shumë për shkak të pritshmërive të shumta ndaj tij, Manchester City do të hiqte dorë prej tij vetëm për shifrën 60 milionë euro. Një shifër që e zmbraps disi Barcelonën, por katalanasit shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të arritur marrëveshjen me City-n.
The post Barcelona kërkon mbrojtësin që ka luajtur vetëm 4 ndeshje me Man. City, por kushton 60 milionë euro appeared first on Telesport.
