Pasi mundi Curacao-n 7-1 në ndeshjen e parë, ndeshja e radhës e Gjermanisë do të jetë ndaj Bregut të Fildishtë, e cila do të shërbejë si një test i vërtetë për katër herë kampionët e botës, duke ditur që do të kenë një kundërshtar tejet të rrezikshëm përballë.
Në konferencën e sotme për shtyp, Joshua Kimmich vlerësoi Bregun e Fildishtë, por mbi të gjitha lavdëroi yllin kryesor të tyre, Yan Diomande, të cilin e njeh mirë edhe nga Bundesliga.
“Një vit më parë, thuajse nuk njihej nga askush. Diomande ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, edhe pse Leipzig u përball me disa sfida të vështira. Driblimi i tij është i jashtëzakonshëm, pak si Kingsley Coman në Bayern dikur. Ai ka një shpejtësi të jashtëzakonshme”, tha Kimmich.
Megjithatë, shtatshkurtëri gjerman pohoi se kërcënimi nga Bregu i Fildishtë shkon përtej një lojtari të vetëm. Kujtojmë se Bregu i Fildishtë fitoi 0-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e parë dhe është me 3 pikë në grup, sa Gjermania.
The post Kimmich lavdëron publikisht anësorin e rivalëve: Më kujton Kingsley Coman kur ishte Bayern appeared first on Telesport.
