Sot në mbrëmje do të jetë debutimi i Anglisë në Kupën e Botës. Kombëtarja e “3 luanëve” do të përballet me Kroacinë, një sfidë e vështirë ndaj skuadrës që në dy botërorit e fundit ka qenë gjithnjë në gjysmëfinale.
Megjithatë, kapiteni dhe sulmuesi Harry Kane është gati për sfidë: “Gjatë gjithë karrierës ke nevojë që shumë gjëra të shkojnë në rrugën tënde dhe të bien në vendin e duhur në kohën e duhur dhe mendoj se kështu ka ndodhur për këtë turne.”
“Pra, me siguri është një nga mundësitë më të mira që do të kemi si ekip për ta fituar atë. Mendoj se të gjithë mezi presin që para së gjithash të fillojmë mirë sot turneun dhe të provojmë se kemi aftësitë për të shkuar sa më larg
Në fund, ai tha: “Sigurisht që ëndërrojmë, kemi të drejtë të ëndërrojmë. Por nuk duam të jemi iluzionistë. Kjo vjen me një përgjegjësi, e cila është në përpjekje. Duam të bëjmë përpjekje, pastaj të meritojmë rezultatin”.
The post Harry Kane: Jemi Anglia dhe kemi mjaft kampionë, kemi të drejtë të ëndërrojmë për trofeun appeared first on Telesport.
