Pas fitores 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, në dhomën e zhveshjes së Spanjës shpërtheu festa. Në videon e publikuar nga “La Roja” shihen lojtarët duke festuar me këngë, buzëqeshje e përqafime, por edhe me batuta ironike.
Vëmendjen e mori momenti me Marc Cucurella, i cili pas paraqitjes së shkëlqyer në mbrojtje thotë: “Çfarë ndeshjeje e pabesueshme!” Më pas dëgjohet një zë, që disa ia atribuojnë Fabian Ruizit: “E ke ngrënë (kullufitur), nxirre nga xhepi”. Shumë e interpretuan si referencë për Michael Olise, të kontrolluar shpesh nga Cucurella, por mund të ishte edhe për Ousmane Dembélé.
Dani Olmo mendon tashmë për finalen në “MetLife Stadium”: “Ishte e shkruar. E nisëm në Atlanta dhe do ta përfundojmë në New. Jemi shumë afër”.
De la Fuente tha: “Përballë kishin skuadrën më të mirë në botë”. Trajneri theksoi forcën e grupit dhe identitetin e lojës si çelësin e suksesit ndaj Francës.
🪩 Se gritó, se bailó, se celebró…
¡Vente al vestuario de la Selección y saca los pasos prohibidos!#VamosEspaña | #CopaMundialFIFA pic.twitter.com/U2qtzlCLXA
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) July 14, 2026
The post Olise dhe Dembélé tallen keq fare në dhomën e zhveshjes së Spanjës: “E ke kullufitur, nxirre nga xhepi…” appeared first on Telesport.
