Duke qenë se Barcelona vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Marcus Rashford, anglezi është rikthyer te Manchester United.

Ditën e sotme, sulmuesi anglez i ka dhënë lamtumirën Barcelonës përmes një postimi emocionues në rrjetet e tij sociale.

“Jam shumë mirënjohës të gjithëve në klub që e bënë kohën time këtu një përvojë kaq pozitive dhe të paharrueshme. Kam shijuar çdo moment dhe do të marr me vete shumë kujtime të veçanta.

I uroj klubit dhe të gjithë mbështetësve të tij fat të mbarë dhe çdo sukses në sezonin e ardhshëm. Visca el Barça”, shkruan Rashford.

The post “Kam shijuar çdo moment…”, Rashford i jep lamtumirën Barcelonës me një postim tejet emocionues appeared first on Telesport.