Këtë fundjavë, në Filadelfia (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-330 në artet marciale mikse. Një event që pritet me shumë interes, pasi janë dy duele për titullin kampion bote, një për meshkuj e një për femra.
Në peshën “welter” (pesha deri 77kg) do të duelojë rusi Islam Makhachev, që mban edhe titullin e peshës “lightweight” (pesha deri 71kg). Ai do të mbrojë për herë të parë titullin e peshës “welter”, që e fitoi në nëntor të vitit të kaluar.
Makhachev (28 fitore e 1 humbje), që ka 16 dueleve radhazi pa humbur, do të përballet me irlandezin Ian Machado Garry (17 fitore e 1 humbje). Një sfidë që konsiderohet e fortë, pasi të dy luftëtarët po kalojnë një moment të mirë.
Te femrat, në peshën “strawweight” (pesha deri 52kg), luftëtarja amerikano-braziliane Mackenzie Dern (16 fitore e 5 humbje) do të mbrojë për herë të parë titullin ndaj kanadezes Gillian Robertson (17 fitore e 8 humbje), në një duel mjaft interesant.
Në këtë event, në peshën “ëelter”, do të duelojë edhe kosovari Ramiz Brahimaj (13 fitore e 6 humbje), që do të përballet me amerikanin Neil Magny.
UFC-330, duelet kryesore
Islam Makhachev – Ian Machado Garry
Mackenzie Dern – Gillian Robertson
Jalin Turner – Kaue Fernandez
Mansur Abdul-Malik – Dustin Stoltzfus
Edson Barbosa – Esteban Ribovics
The post UFC-330 në Filadelfia premton spektakël, Makhachev dhe Dern do të mbrojnë titujt kampionë bote appeared first on Telesport.
