Inter e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 4-1 ndaj Monza në ndeshjen e parë, të luajtur në “San Siro”.

Zikaltrit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 6-të me Hakan Calhanoglu. Turku shënoi një gol spektakolar me të djathtën nga distanca, pas asistit të marrë nga Andy Diouf. SHIKOGOLIN

Në minutën e 26-të, Inter i afrohet golit të dytë, por goditja e Nicolo Barella përplaset në shtyllë.

Në minutën e 29-të, Gustavo Varela fitoi duelin me mbrojtjen zikaltër dhe dërgoi topin në portën e Josep Martinez. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOOGLINEBARAZIMIT

Pjesa e dytë foli e gjitha për Interin. Piotr Zielinski gjeti golin e avantazhit në minutën e 48-të, pas një topi të grushtuar jo në mënyrën e duur nga portieri i Monza dhe polaku dërgoi me një goditje të lehtë me të djathtën topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Francesco Pio Esposito shënoi golin e tretë me finte në minutën e 54-të, pas asistit të Andy Diouf. SHIKOGOLIN

Në minutën e 65-të, Yann Bisseck pasi depërtoi bukur në zonë shënoi golin e katërt, me një goditje të fuqishme me të majtën. SHIKOGOLIN4

Në sfidën tjetër, Udinese barazoi 1-1 ndaj Como në sfidën e luajtur në Friuli. Hassane Kamara shënoi në pjesën e parë për vendasit. Anastasios Douvikas barazoi për liqenorët në pjesën e dytë.

The post Inter e nis me fitore bindëse që në javën e parë, spektakël ndaj Monza. Como e nis me barazim (video) appeared first on Telesport.