Nuk ka vonuar gjatë dhe Mohamed Salah është bërë direkt protagonist te Trabzonspor. Egjiptiani ishte protagonisti kryesor në fitoren e sotme të Trabzonspor 2-1 ndaj Basaksehir, e vlefshme për javën e dytë të Superligës turke.
Kjo është fitorja e parë për Trabzonspor për këtë sezon, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në kampionat dhe humbjes 0-1 ndaj Ferencvarosh në Europa League.
Sfida u zhbllokua në minutën e 8-të, ku Salah duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtar dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes, dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Eldor Shomurodov barazon shifrat për miqtë në minutën e 19-të, nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në fillim të pjesës së dytë, Trabzonspor gjen golin e dytë, pas një kombinimi të bukur në zonë mes Ernest Muçit dhe Salah. Ky i fundit dërgon sërish topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Muçi luajti për 70 minuta dhe bëri një perfomancë të mirë. Në minutën e fundit shtesë, Salah gjeti edhe golin e tretë, por që anullua për pozicion jashtë loje. Trabzonspor fitoi 2-1. Mohamed Salah fiton menjëherë zemrat e tifozëve.
The post Salah spektakël, Muçi e shoqëron me asist. Trabzonspor merr fitoren e parë të sezonit (video) appeared first on Telesport.
