Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së parë në Abissnet Superiore. Kampionia në fuqi, Egnatia, e ka nisur sezonin e ri me këmbë të mbarë, duke mposhtur 3-0 Tiranën në Rrogozhinë, edhe pse me formacion të përgjysmuar, pasi Nevil Dede kishte lënë pushim disa titullarë, për shkak të ndeshjes së kthimit në play-offin e Europa League, në mesjavë ndaj Lillestrom.

Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua shpejt, ku Diabate pas një depërtimi të bukur në zonë gjeti golin që në minutën e 9-të.

Në minutën e 29-të ishte Numan Ajetovikj, i cili shënoi me kokë golin e dytë, pas krosimit të Alessandro Albanese. Në minutën e 40-të, ishte Eljon Sota që shënoi golin e tretë, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit.

Pjesa e parë u mbyll 3-0 për vendasit. Rezultat i cili nuk ndryshoi as në 45 minutat e fundit.

Befasia e javës së parë vjen nga “Elbasan Arena”, aty ku Dinamo e Ilir Dajës ëhstë mposhtur 0-1 nga Vora, e drejtuar nga Arian Bellai. Fati i derbit të vogël të kryeqytetit u vendos në minutën e 10-të.

Pas një asisti fantastik të Bernard Karricës, ishte Briajan Gjyla që dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë në Abissnet Superiore për sulmuesin e ri 19-vjeçar. Pjesa e parë edhe i gjithë takimi mbyllet 0-1 për Vorën.

The post Abissnet Superiore: Egnatia turpëron Tiranën që në javën e parë, Dinamo zihet në befasi nga Vora appeared first on Telesport.