PSG e ka nisur me barazim sezonin e ri në Ligue 1, duke barazuar 2-2 në transfertën ndaj Rennes. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 9-të, ku Sebastian Szymański shënoi një supergol, me një goditje fantastike nga distanca. SHIKOGOLIN

Esteban Lepaul dyfishoi shifrat në minutën e 38-të, duke finalizuar në mënyrën e duhur aksionin e shpejtë. SHIKOGOLIN2

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Rennes. Pjesa e dytë foli e gjitha për PSG-në. Në fillim të pjesës së dytë, del Ousmane Dembele dhe futet Ferran Torres, transferimi i bujshëm i verës.

Pikërisht sulmuesi spanjoll do të bëhej protagonisti kryesor i ndeshjes, duke shënuar dy gola që në debutim. Fillimisht në minutën e 71-të, Torres gjeti golin e parë, pas një asisti të mrekullueshëm të Fabian Ruiz. SHIKOGOLIN

Në minutën e 82-të, përsëritet skena e golit të parë. Fabian Ruiz kroson në zonë, Torres shënon me kokë. Rezultati final 2-2. SHIKOGOLIN

The post PSG “zhgënjen” në ndeshjen e parë, por çfarë debutimi për Ferran Torres (video) appeared first on Telesport.