Inter po punon për të bërë edhe një goditje të fundit në merkato, para 1 shtatorit, afatit të fundit për këtë verë. Pavarësisht interesimit të Barcelonës për Lautaro Martinez, argjentinasi nuk do të largohet nga zikaltrit.

Megjithatë, trajneri Cristian Chivu po kërkon një përforcim të ri për repartin e sulmit. Tuttosport raporton se dy sulmues janë në radarin e Interit: Joshua Zirkzee dhe Federico Chiesa.

Holandezi nuk bën pjesë në projektin e Michael Carrick dhe largimi i tij është i pashmangshëm. Për të ka interes konkret edhe nga Juventus. Propozimi i Interit është për huazim me të drejtë blerjeje.

Përsa i përket Federico Chiesa, nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me Interin. Vetë dëshira e italianit është të vazhdojë të qëndrojë te Liverpool. Por, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij, pasi nuk është një zgjedhje e parë për Andoni Iraolën. Edhe në këtë rast propozimi i Interit është për huazim me të drejtë blerjeje.

The post Inter nuk e ka mbyllur merkaton, ziklatrit do të përforcojnë edhe sulmin. Dy emra në listë appeared first on Telesport.