Chelsea ka marrë fitoren e dytë rresht në dy javët e para në Premier League. “Blutë” e drejtuar nga Xabi Alonso fituan 4-3 ndaj Brighton, në sfidën e luajtur në “Srmaford Bridge”.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku Romeo Lavia gjeti golin pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit dhe mos kuptimit mes portierit dhe njërit prej mbrojtësve kundërshtarë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 14-të, Pedro Neto shënoi golin e dytë për “Blutë”, pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistit të Morgan Rogers. SHIKOGOLIN
Joao Pedro trefishoi shifrat në minutën e 32-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Jorrel Hato. SHIKOGOLIN
Në minutën e 36-të, Brighton reagon duke shënuar me Malick Yalcouye. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për “Blutë”. Në minutën e 63-të, Joao Pedro ishte i pafat duke dërguar topin në portën e tij, pas një devijimi. Në minutën e 74-të, Cole Palmer vulos fitoren e “Bluve”, me një gol shumë të bukur, pas asistit të Joao Pedro-s dhe goditjes fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
Në minutën e fundit shtesë, Pascal Gross shënoi golin e tretë për Brighton, por nuk kishte më kohë. Chelsea fiton 4-3.
Në dy sfidat e tjera, Sunderland fitoi në shtëpi 1-0 ndaj Fulham. Autori i golit Wilson Isidor 75′. Granit Xhaka, një nga më të mirët në fushë. Leeds dhe Brentford u ndanë në barazim 1-1.
The post VIDEO: 7 gola në “Stamford Bridge”. Chelsea merr fitoren e dytë rresht, por rrezikon shumë appeared first on Telesport.
