Teuta ka fituar 3-1 ndaj Tiranës në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e dytë në Abissnet Superiore. Në minutën e 5-të, ndalet ndeshja pasi ikën dritat në stadium. Ndeshja rifillon pak pak minutash. SHIKOMOMENTIN
Një top i kthyer mbrapsht gabim nga Florjan Përgjoni, detyron portierin e Teutës, Paul Bernardoni, të kryejë një ndërhyrje të gabuar ndaj Drilon Hazrollaj.
Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet kroati Tomislav Kis, topi përfundon në rrjetë. Tirana në avantazh 0-1. SHIKOGOLIN
Në mënyrë të habitshme, ikin sërish dritat në stadium dhe rikthehen pas disa minutash. Në minutën e 36-të, Muço Boçi provon të barazojë shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 40-të, Teuta e pafat. Goditja e Sherif Kallakut përfundon pak sipër traut të portës. Në fund të pjesës së parë u dhanë 12 minuta shtesë, për të rikuperuar kohën e humbur gjatë ikjes së dritave. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 0-1 për Tiranën.
Teuta do të barazonte shifrat në minutën e 67-të, ku Vasilios Zogos do të shënonte me kokë, pas krosimit të Ardit Toli nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN
Në minutën e 79-të, Muço Boçi shënon një gol tejet të bukur dhe i jep avantazhin Teutës. Pasi mori një top të bukur në krah dhe pas një veprimi të bukur në zonë, e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të djathtën. SHIKOGOLIN
Në minutën e 84-të ishte nigeriani Mmesoma Anthony Umejiego, i cili vulosi fitoren e Teutës, me golin e tij, duke shënuar me kokë pas një krosimi perfekt nga krahu.
Teuta fiton 3-1 dhe i gëzohet tre pikëve të para për këtë sezon. Tirana duhet të presë ende, pëson humbjen e dytë rresht.
The post Teuta përmbys Tiranën në pjesën e dytë dhe i gëzohet fitores së parë. Bardheblutë në errësirë (video) appeared first on Telesport.
