Ka vijuar në Itali edicioni i 20-të i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, me garat e radhës, ku kanë garuar edhe sportistët kuqezinj. Peshëngritja e atletika i janë afruar podiumit me dy vende të katërta, ndërsa qitja ka qenë larg saj.

Në peshëngritje, shtangisti Samoel Rrasa garoi në peshën 65kg, ku u rendit në vendin e katërt në të dyja stilet mes 5 konkurrentëve, pa mundur dot të kapë podiumin. Rezultatet e tij ishin larg atyre që u ngjitën në podium.

Në stilin e shkëputjes, Rrasa u rendit në vendin e katërt. Ai realizoi me sukses vetëm provën e dytë me 116kg, ndërkohë që më herët kishte dështuar ta ngrinte këtë peshë, ndërsa në provën e tretë synoi 128kg, por pa sukses.

E njëjta situatë edhe në stilin e shtytjes, ku shtangisti kuqezi realizoi me sukses vetëm provën e dytë, me 145kg. Në provën e parë dështoi ta ngrishte këtë peshë, ndërsa në të tretën nuk realizoi dot 152kg, duke u klasifikuar i katërti.

Në atletikë, në disiplinën e hedhjes së çekiçit, atleti shqiptar Markelo Mema u klasifikua në vendin e katërt. Ai realizoi një hedhje shumë të mirë, 74.59 metra, por pa mundur dot të hyjë në zonën e medaljeve edhe pse paraqitjet e tij në këtë garë ishin të kënaqshme dhe konstante.

Në qitje, në garën 10 metra pistoletë ajri ekipore miks, Shqipëria garoi me qitësit Henri Rrufa dhe Manjola Konini. Qitësit kuqezinj u renditën të fundit në fazën eliminatore, vendi i 9-të, duke grumbulluar 548 pikë dhe u eliminuan nga gara.

The post Lojërat Mesdhetare/ Dy vende të katërta për sportistët kuqezinj në atletikë e shtangë, dobët qitja appeared first on Telesport.