Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz i ka thënë lamtumirë grand slam-it të US Open pas humbjes 3-2 në çerekfinale ndaj amerikanit Ben Shelton (6-7, 6-1, 6-3, 1-6, 7-6). Një ndeshje që zgjati 4 orë e 28 minuta dhe që u mbyll në orën 3 të mëngjesit në Nju Jork.
Për Ben Shelton, atualisht numri 9 në botë, kjo është hera e dytë që shkon në gjysmëfinalen e turneut të shtëpisë. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë patrioti i tij Frances Tiafoe, që mundi po 3-2 amerikanin tjetër Alex Michelsen (5-7, 3-6, 7-5, 6-3, 7-6).
Te femrat, numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, fitoi 2-1 (7-6, 3-6, 7-6) ndaj çekes Linda Noskova. Një ndeshje ku Sabalenka vuajti shumë dhe arriti të triumfojë dy herë në “tie break” për të avancuar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale ka shkuar edhe tenistja amerikane Jessica Pegula, e cila mundi 2-1 me përmbysje (3-6, 6-4, 6-3) patrioten e saj Emma Navarro. Një ndeshje me rivalitet, ndërkohë që Pegula rikthehet pas dy vitesh në finalen e turneut nju-jorkez.
The post US Open: Alcaraz eliminohet pas 4 orësh lojë, Sabalenka dhe Pegula sigurojnë gjysmëfinalet appeared first on Telesport.
