𝐋𝐢𝐨𝐧𝐞𝐥 𝐌𝐞𝐬𝐬𝐢 është nominuar për herë të 17-të për “𝐓𝐨𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐀𝐫𝐭ë”, pasi është përfshirë në listën e 30 kandidatëve për çmimin e vitit 2026. Argjentinasi 39-vjeçar zhvilloi një vit të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren. Me Inter Miami, ai fitoi për të dytin vit radhazi çmimin MVP i MLS, ndërsa klubi u shpall për herë të parë kampion i “MLS Cup” në dhjetor 2025.

Në Kupën e Botës 2026, Messi shënoi 8 gola dhe dha 4 asistime, ndërsa Argjentina përfundoi nënkampione. Nga 3 gushti deri më 31 korrik, ai luajti 54 ndeshje, duke regjistruar 47 gola dhe 31 asistime.

Edhe pse nuk është favorit për “Topin e Artë” të nëntë, 𝐙𝐢𝐧𝐞𝐝𝐢𝐧𝐞 𝐙𝐢𝐝𝐚𝐧𝐞 beson se e meriton: “𝐃𝐨 𝐭ë 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐣𝐚 𝐩ë𝐫 𝐌𝐞𝐬𝐬𝐢𝐧 𝟏𝟎𝟎 𝐡𝐞𝐫ë. Është e pabesueshme të jesh ende ndër më të mirët në botë në moshën 39-vjeçare. Nuk do të habitesha nëse Messi do ta fitonte çmimin”.

𝐀𝐥𝐥𝐲 𝐌𝐜𝐂𝐨𝐢𝐬𝐭 nuk pajtohet: “𝐀𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧. Është për lojtarin e vitit, dhe këtë vit ai nuk ishte”. McCoist preferon 𝐇𝐚𝐫𝐫𝐲 𝐊𝐚𝐧𝐞, ndërsa përmendi edhe 𝐊𝐲𝐥𝐢𝐚𝐧 𝐌𝐛𝐚𝐩𝐩é si rival serioz. “𝐓𝐨𝐩𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐭ë” 𝟐𝟎𝟐𝟔 do të dorëzohet në tetor, në “London Palladium”.

 

The post “Do të votoja për Messin 100 herë”; Zidane i bën të qarta ndjenjat e tij për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.