Mesfushori i Liverpool, Alexis Mac Allister, është “shumë i trishtuar” që nuk i është ofruar një kontratë e re dhe pranoi se kishte mundësi për t’u larguar në verë. 27-vjeçari konfirmoi se i kanë mbetur edhe dy vjet në marrëveshjen e tij me “reds”, të cilën e nënshkroi kur iu bashkua klubit në verën e vitit 2023.
Kjo pakënaqësi e lojtarit të kombëtares argjentinase vjen pasi mesfushorët e tjerë, Dominik Szoboszlai dhe Ryan Gravenberch, nënshkruan kontrata të reja afatgjata këtë vit. “Pata një mundësi, mund të isha larguar nga klubi në verë. Klubi nuk ishte në gjendje të më ofronte një kontratë të re, gjë që më trishton shumë”, tha Mac Allister.
“Të gjithë mund ta shohin se jap 100%, çdo ditë në stërvitje dhe ndeshje. Sigurisht që mund të kem ndeshje shumë të mira, ndeshje shumë të këqija si të gjithë. Gjithmonë jap më të mirën time. Dominik dhe Ryan rinovuan kontratat e tyre, kjo më bën të lumtur sepse e meritojnë, por në të njëjtën kohë më bën pak të trishtuar që nuk e mora time
Më tej, Mac Allister tha: “Ka ende kohë. Tifozët nuk kanë pse të shqetësohen sepse unë do të jap 100% deri në ditën e fundit që jam këtu. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Kishte mundësi për t’u larguar këtë verë, por mendoj se tani jam në klubin e duhur dhe kam mendësinë për të dhënë maksimumin për këtë klub.”
The post Mac Allister i zhgënjyer nga Liverpool: Prisja që klubi të më rinovonte kontratën siç bënë me të tjerët appeared first on Telesport.
