Pavarësisht moshës, 33 vjeç, Harry Kane po dëshmon se mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Kontrata aktuale e sulmuesit anglez me klubin bavarez skadon në qershor të vitit 2027.

Vazhdimisht është folur për një rinovim të mundshëm, duke parë si gatishmërinë e vetë lojtarit ashtu edhe të klubit bavarez. Megjithatë, Bayern ka dhe një plan B, që përfshin transferimin e një sulmuesi tjetër që mund të jetë zëvendësuesi i Harry Kane.

Ekrem Konur, eksperti i merkatos, zbulon se bavarezët kanë kohë që ndjekin dhe monitojnë nga afër sulmuesin brazilian të Cruzeiro, Kaio Jorge. Në vitin 2021, au u transferua me shumë buje nga Santos te Juventus, por nuk arriti dot të përshtatej te bardhezinjtë dhe rezultoi një zhgënjim i vërtetë.

Më pas u rikthye në Brazil, ku firmosi për Cruzeiro, ku sezonin e fundit ka shënuar 17 gola në 39 ndeshje. Vlera në treg e brazilianit është 45 milionë euro.

The post 17 gola në 39 ndeshje, Bayern gjen zëvendësuesin e Harry Kane. Te Juventus dështoi keq appeared first on Telesport.