Trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, duke folur për Bradley Barcola në konferencën për shtyp pas fitores 2-1 ndaj Atletico Madrid, në sfidën e parë në Champions League, sqaroi se dëmtimi i tij nuk është i rëndë.

Jo, është ngërç. Thjesht ngërç, nuk bëhet fjalë për dëmtim. Me Bradley, çështja ka të bëjë me ndërtimin e formës së tij fizike. Nuk e dimë me saktësi sepse nuk ka pasur minuta gjatë fazës përgatitore me PSG”, tha Iraola.

Ai luajti 30 minuta herën e kaluar në kampionat, ndërsa dje kishim disa pikëpyetje se sa minuta mund të na jepte, por ndoshta tani e dimë. Dhe jam shumë i lumtur, sepse ai pati edhe dy raste shumë të pastra përballë portierit

”, shtoi trajneri i ‘reds’.

Më tej, Iraola komentoi: “Ai nuk shënoi, por unë dua që ai të jetë aty dhe të bëjë diferencën, duke mbërritur në ato zona, në ato pozicione. Jam shumë i lumtur, sepse të gjendesh dy herë përballë portierit është një shenjë e mirë për Bradley”.

The post Iraola: I kënaqur me debutimin e Barcola, ka nevojë për minuta dhe të luajë para portës appeared first on Telesport.