Fenerbahce e Vedat Muriqit do të nisë sezonin e ri në Champions League ndaj Romës, në sfidën që do të luhet në Stamboll.

Klubi turk ka bërë përforcime të shumta këtë verë dhe ka pretendime të mëdha. Në anën tjetër, Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në Serie A, ku ka marrë 3 fitore rresht dhe synon që po ashtu në Champions League ta nisë me këmbë të mbarë.

Fenerbahce ka disa mungesa të rëndësishme për këtë takim, sidomos Matteo Guendouzi, për shkak kartoni të kuq dhe Marco Asensio, për shkak dëmtimi. Për Romën mungon Lorenzo Pellegrini.

Fenerbahce XI: Ederson, Mert Muldur, Skriniar, Aké, Brown; Ismail Yuksek, Kanté; Kerem Akturkoglu, Greenwood, Bartug Elmaz; Muriqi

Roma XI: Svilar; Mancini, Ndicka, Hermoso; Rensch, Koné, Cristante, Wesley; Dybala, Soulé; Malen

Ndërsa ndeshja tjetër është ajo mes PSV dhe Shakhtar Donetsk, e cila do të luhet në “Philips Stadion”.

PSV XI: Kovar; Dest, Geertruida, Obispo, Kostic; Sano, Til, Wanner; Perisic, Pepi, Van Bommel

Shakhtar Donetsk XI: Riznyk; Vinícius Tobias, Bondar, Matviyenko, Pedro Henrique; Mendoza, Ocheretko, Marlon Gomes; Alisson Santana, Kauã Elias, Isaque

The post Muriqi nga minuta e parë. Fenerbahce-Roma, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.