Cesc Fabregas përpiqet të frenojë entuziazmin te Como pas fitores spektakolare 4-0 ndaj Leipzig, në debutimin e Champions League: “Jam i lumtur, por kjo gjendje do të zgjasë pesë minuta. Duhet të përgatisim ndeshjen e së hënës kundër Parmës. Kemi përjetuar një natë historike, por tani duhet përulësi, sepse duhet të vazhdojmë të punojmë. Duhet të jemi në nivel çdo tri ditë”.

Trajneri shpjegoi edhe ndryshimet taktike gjatë ndeshjes: “Pse e ndryshoj skemën gjatë lojës? Për të qenë një skuadër e kompletuar dhe dominuese, duhet të dish ta menaxhosh ndeshjen në çdo aspekt. Unë i quaj ‘mini-ndeshje’ brenda ndeshjes. Sot e mbyllëm me pesë mbrojtës, sepse Leipzig nisi të shtynte në fund, lojtarët e mi ishin pak më të lodhur dhe na duhej soliditet”.

Në fund, Fabregas vlerësoi Baturina dhe Diao: “Assane na mungoi shumë sezonin e kaluar, qëndruam nëntë muaj pa të. Edhe të kesh lojtarë kaq të talentuar në stol mund ta ndryshojnë ndeshjen. Është 21 vjeç, shumë i ri dhe çdo vit do të përmirësohet. Duhet të kemi durim me këta djem, diçka që shpesh mungon në futboll”. Për Baturina shtoi: “Kam shumë besim te Martin. Është talent i pastër dhe duhet ta lëmë të shprehet lirshëm”.

 

The post Fabregas frenon entuziazmin: I lumtur për pesë minuta, me përulësi të vazhdojmë të punojmë appeared first on Telesport.