Gjatë procesit për vjedhjen në shtëpinë e Gigio Donnarumma shpërthyen tensionet. Ilyas Kherbouch, i dyshuar si nxitësi kryesor i grabitjes, sulmoi verbalisht policët teksa ndodhej në paraburgim.
Situata nisi pasi policia i kërkoi njërit prej vëllezërve të të pandehurit, i pranishëm në sallë, të mos komunikonte me të. Pas debatit, një polic i kërkoi vëllait të largohej. Në atë moment, Kherbouch iu vërsul me fyerje dhe kërcënime agjentëve. “Hej, bir kurve, – i tha njërit prej tyre. – Eja këtu, eja këtu, do ta….. nënën tënde”.
Më pas, 11 policë hynë në sallë për të larguar një prej vëllezërve. Kherbouch vazhdoi: “Ejani, edhe sikur të jeni 50 mijë… Do t’ua….. nënën, jeni një bandë ka..sh”.
Një agjent e kapi për krahu për ta nxjerrë jashtë, ndërsa gjykata shqyrtonte kërkesën e mbrojtjes për seancë me dyer të mbyllura. Pas refuzimit, kryetari i gjykatës tentoi ta qetësonte 21-vjeçarin, i cili u përgjigj: “Nuk më intereson. Nuk dua të marr pjesë në proces, nuk më bëhet fare vonë”.
The post Vjedhja në shtëpinë e Donnarummës, tension dhe ofendime në sallën e gjyqit: Bir ku*ve… appeared first on Telesport.
